FANDOM


AsklepiEdit

Perëndi e shërimit. Ishte i biri i Apolonit (Diellit) dhe nimfës Koronida. Kjo e fundit ishte e bija e mbretit të lapitëve, Flegyasit. Kur po lahej në një liqen të Thesalisë Apoloni u dashurua në të.

Asklepi trashëgoi nga i ati ca aftësi për shërim, ndërsa artin e shërimit në tërësi e mësoi tek mësuesi i tij, kentauri Kuron (Kiron). Asklepit i kishte lëpirë veshët një gjarpër, duke i falur kështu diturinë e fshehtë rreth shërimit dhe ringjalljes. Asklepi ishte mjeku i Argonautëve në fushatën e tyre në Kolkidë.

220px-Asklepios - Epidauros

Asklepi përveç shërimit, mori përsipër edhe ringjalljen e njerëzve. Kështu ai ringjalli Hipolitin, të birin e Theseut. Prandaj u vra nga Zeusi me rrufe. Për gjakmarrje Apolloni vrau kiklopët që ia kishin farkuar rrufenë Zeusit. Pas vdekjes Asklepi u vendos mes yjeve, ku si yllësi njihet me emrin Gjarpëmbajtësi (Ophiucus), dhe gjendet mes Shigjetarit dhe Bricjapit.

Në Romë Asklepi u quajt Eskulap, që është vetëm një emër i shtrembëruar. Emri i Asklepit lidhet me Skrapthin, një emër gjarpëri mitologjik në gjuhën shqipe.

SKRAPTH m. zool. 1. Gjarpër helmues me trup të hollë, me ngjyrë të verdhë në të kuqërremtë dhe me një njollë rrëzë fytit.

Asklepi paraqitej në art, herë si gjarpër e herë si një burrë i zhytur në mendime duke mbajtur një shkop rreth të cilit përdridhej një gjarpër.

Të bijtë e Asklepit, Makaoni dhe Podaliri ishin mjekë të Akejve në Luftën e Trojës. Makaoni mori pjesë në luftë me 30 anije dhe shëroi ndër të tjera Menelaun dhe Filoktetin.

Asklepi kishte pesë bija me perëndeshën Epiona: Hygieia, Iaso, Aceso, Aglea, Panacea, secila prej tyre me nga një rol në shërimin e njerëzve. Hygieia më e rëndësishmja prej tyre, ishte hyjneshë e shërimit dhe pastërtisë. Prej saj rrjedh fjala higjienë që përdoret sot në kuptimin e pastërtisë. "Hygieia" përdorej si përshëndetje nga pythagorjanët. Të njëjtit përdornin yllin pesëcepësh me shkronjat e emrit të saj si simbol mistik.

Në faltoret e Asklepit, njerëzit kryenin inkubacionin: flinin gjatë natës dhe nga ëndërrat që ua shfaqte Asklepi, u tregonte mënyrën e shërimit të sëmundjes. Mjekët që adhuronin Asklepin quheshin "Shëruesit e Asklepit".

GlykoniEdit

Sipas besimeve fetare pellazgjike, Asklepi u rimishërua tek gjarpëri Glykon në shek. II të e.s.