FANDOM


Astrolatria – kult fetar i ngritur mbi adhurimin e trupave qiellorë. Vëzhgimet mbi lëvizjen e yjeve u bënë të rregullta vetëm atëherë kur filloi të zhvillohej bujqësia dhe lundrimi. Festa e vjetërpagane kur fillon të zgjatet dita, lidhje te popujt e lashtë me kultin e diellit. Kisha e shëndrroi këtë në ditëlindje të Krishtit. Karakter astral kishin edhe ritet që bëheshin në vendin nga data 22 dhjetor deri më 6 janar. Ritet pagane shumë të lashta me karakter astral, feja e krishtere i paraqiti më vonë si festat e saj. Astrolatria u shëndrrua më vonë në formën e një diturie, atë të astrologjisë, që para shikonte ngjarjet dhe fatin e njerëzve, në bazë të pozicionit të trupave qiellorë.