FANDOM


Bojkoti i prodhimeve të huaja, veçanërisht atyre të armiqve është një luftë speciale që zhvillojnë besëlashtët kundër armiqve në kushtet kur shteti nuk kryen punën e vet si duhet. Me anë të kësaj praktike synohet dëmtimi i armikut, moslejimi i armiqve që të fusin vendin tonë nën ndikimin e vet, ndihmesa prodhuesve vendas, dëshmimi i përditshëm i besimit dhe bindjes ndaj zotave etj. Besëlashtët e konsiderojnë veprim të pamoralshëm dhe kriminal, t'u japësh para atyre që kanë kryer krime çnjerëzore mbi popullin tonë. Një veprim i tillë vë një hije turpi e korie mbi atë që blen prodhime të tilla. Sepse sipas besimit të lashtë, një njeri që blen prodhimet e atyre gjakësorëve, ai është në gjendje që edhe vetë të bëjë aso krime kundër popullit të vet.

Bojkoti i prodhimeve serbe Edit

Bojkoti i prodhimeve turke Edit

Shoqata "Bojkotoni prodhimet turke" ka shpalosur programin e vet me anë pyetje-përgjigjesh:

Kush jemi ne?

Fushata ‘Bojkoto Prodhimet Turke’ është nismuar nga të rinj vullnet-mirë, me sens qytetar dhe kombëtar, që shqetësohen për fatin e vendit. Kjo fushatë bën thirrje për bojkotimin e prodhimeve dhe mallrave turke që po bëjnë kërdinë brenda tregut të Kosovës. Bartës të fushatës bojkotuese ndaj prodhimeve turke mund të jetë secili nga ne. Aktivizmi qytetar i ndërtuar mbi synimin për t’i dhënë impuls Prodhimit VENDOR dhe tregut të njësuar shqiptar, fokusohet në vetëdijësimin e shqiptarëve nga konsekuencat negative që sjell importi i mallrave nga Turqia.

Pse duhet të bojkotohen prodhimet turke?

Dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë buzë kolapsit të plotë ekonomik. Importet masive, prania e kudondodhur e prodhimeve të huaja rezultojnë të jenë katastrofike për perspektiven e prodhimit vendor. Në kushtet e politikave të pafavorshme fiskale dhe mos-interesimit shtetëror, prodhimet serbe dhe turke sikur kanë krijuar një duopol në tregun e Kosovës. Serbia dhe Turqia, nga loja e madhe gjeopolitike, i kanë zhvendosur projektet e tyre në Kosovë me qëllim të ri-shtrirjes së kontrollit në sfera të interesit. Imperializmi politik, kulturor dhe ekonomik i Turqisë neo-otomane është reflektuar si askund tjetër në Kosovë. Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përkatësisht në vitin 2009, sipas Zyrës së Statistikave të Turqisë, eksporti i saj në Kosovë ka kapur vlerën prej 190 milionë eurosh. Brenda pak vitesh, eksporti turk drejt Kosovës është rritur me progresion gjeometrik, duke arritur në 210 milionë. Duke përfituar nga turbo-privatizimi, Turqia ka krijuar të tillë hegjemoni në Kosovë sa kontrollon astetet më të rëndësishme në vend (Aeroporti, KEDS-i, ndërtimi i autostradës etj).

Arsyet politike

Politika e jashtme turke vërtitet rreth projektit neo-otomanist, përpjekje për një rikonfigurim të ri gjeopolitik që do të vinte në pah superioritetin e Turqisë si lojtar me pretendime globale. Vizioni i imperializmit turk, i quajtur shpesh edhe neo-otomanizëm, është skicuar nga Ahmet Davotugllu. Ashtu siç e zbulon në librin e tij ‘Thellësia Strategjike”, Turqia nuk i fsheh ambiciet e saj për një rikthim në Ballkan, veçmas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Megjithë deklarimet retorike të zyrtarëve turq për marrëdhënie të barabarta, Turqia ka krijuar rrjete të tëra agjenturore që e kamuflojnë penetrimin e saj në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Në këto rivendikime, Turqia ka gjetur një aleat të besueshëm: Serbinë. Ankaraja ka nisur t’i trashë lidhjet me Serbinë qysh prej kohës sa ishte kryeministër, Vojsllav Koshtunica, kur u ri-vendosën lidhjet diplomatike. Në tetor të vitit 2009, kryetari i atëbotshëm turk, Abdullah Gyl vizitoi Beogradin ku u takua me homologun e tij serb, Boris Tadiq. Kreu i shtetit turk kishte deklaruar se ‘Serbia është çelës për stabilitetin në Ballkan’. Ky afrim i hapi rrugën nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në janar të vitit 2010. Si Turqia ashtu edhe Serbia tumirin politikën e ndarjes së Kosovës në sfera të interesit: Beogradi në njërën anë bllokon Trepçën, Brezovicën dhe pasuritë minerare, duke kontestuar pronësinë e tyre; Ankaraja në anën tjetër ka dorën e lirë që të mbizotërojë tregun në Kosovë.

Arsye ekonomike:

Prodhimet turke njihen për cilësinë e tyre të dyshimtë. Dyshimet bëhen më të prekshme kur kihet parasysh se plot nga kompanitë turke që eksportojnë në Kosovë, kanë linja të veçanta prodhimi. Prej vitesh, Dogana e Kosovës ka pikasur humbje milionëshe si pasojë e makinacioneve nga pala turke meqë ka një mospërputhje mes asaj që autoritetet turke thonë se eksportojnë në Kosovë dhe statistikave të Doganave tona me atë se çka është importuar nga Turqia. E ashtuquajtura Marrëveshje për Tregti të Lirë, e nënshkruar në vitin 2013, e dëmton Kosovën për 20 milionë euro në vit. Duke qenë se vlera e importit nga Turqia është 200 milionë euro në vit dhe ajo e eksportit në Turqi vetëm 8 milion, kjo Marrëveshje shënon kapitullimin e plotë të Kosovës dhe shkatërrimin e perspektivës së saj ekonomike meqë prodhimi vendor është asfiksuar si pasojë e konkurrencës së pabarabartë dhe mungesës së masave anti-dumping.

Arsye kulturore:

Turqia, kushtetutshmërisht, nuk njeh pakicë shqiptare brenda territorit të saj, pavarësisht se vlerësimet edhe nga vetë pala turke, flasin për një pakicë shqiptare disa milionëshe. Ajo është subjekt i asimilimit sistematik dhe sistemik si pasojë e mungesës së shkollimit në gjuhën shqipe. Krejt ndryshe ndodhë në Kosovë ku njihet kushtetutshmërisht një pakicë turke, madje turqishtja është gjuhë zyrtare në dy komuna në Kosovë (Prizren dhe Mamushë). Si pasojë e fondeve milionëshe që derdhen nga TICA, në Kosovë e Maqedoni vijon të rritet numri i atyre që deklarohen si turq. Që nga viti 2009, Ambasada turke në Prishtinë ka shumëfishuar kërkesat për rishikimin e teksteve të historisë në emër të pajtimit mes dy popujve. Rekomandimet e Ankarasë janë inkorporuar në tesktet mësimore të historisë në Kosovë gjatë kohës sa ministër i Arsimit ishte Ramë Buja. Këto zhvillime sikur determinojnë të ardhmen e afërt të Kosovës që pozicionohet si e nën-renditur brenda një Turqie ekspansioniste. TICA përmes projekteve në rrafshin kulturor po e krijon ngadalë por sigurt infrastrukturën ideologjike të rikthimit të ndikimit turk në Kosovë. Ky proces ka marrë tipare klasike të akulturimit të shqiptarëve: ashtu si Serbia që e keqpërdor historinë mesjetare për qëllime politike, të njëjtën po e bën edhe Turqia (kujto shënimet e përvitshme në tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit; karnevalet turke në Prizren e maskarada të ngjashme). Për fat të keq, brezi i ri po mëkohet me një identitet të ri që varion nga turqizmi e deri te islamizimi. Ekziston një korelacion midis shërbimeve të inteligjencës turke dhe disa imamëve me ndikim në Kosovë. Vetë kreu i BIK-ut, Naim Ternava shprehet në superlativ për ‘lidhjet e gjakut’ mes shqiptarëve dhe turqve (sic!), përderisa imamë si Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Irfan Salihu dhe Fatmir Latifi avokojnë hapur e pa teklif interpretimin turk të historisë. Ky process transformimi po merr hove shqetësuese sepse po krijon divizione të panevojshme brenda shoqërisë shqiptare. Kësaj po i kontribuojnë jo pak vetë zyrtarët turq, siç ngjau së fundmi me deklaratat shpifarake të historianit të Erdoganit, Talha Ugurluel që goditi mbi themelet identitare të kombit shqiptar. Mediume të propagandës pro-turke në Kosovë po bëhen Bashkësia Islame e Kosovës (ku njerëzit kyç mbajnë lidhje me shtetin turk), imamët e lart-cekur, organizatat jo-qeveritare që mbajnë siglën e TICA-s si dhe organizime (para)politike si Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) e Fuad Ramiqit, Forumi Rinor Mysliman (degëzim i LISBA) i drejtuar nga Nol Zhita, Partia ‘Fjala’ me orientim turko-islamik, e drejtuar nga Gëzim Kelmendi si dhe Radio 'Kosova e Lirë' e drejtuar nga Ahmet Qeriqi. Në Maqedoni, mediumet kryesore të propagandës pro-turke janë Lëvizja ‘Besa’, asociacione të ndryshme e organizata ‘bamirëse’ si dhe kryetar të caktuar komunash (shumë prej të cilëve njerëz të BDI-së). Në Shqipëri ky proces e ka kapur për hunde vetë Qeverinë përmes kryeministrit, Edi Rama, ndërkohë që në terren agjitojnë shoqëri e qerthuj që sponzorizohen nga shteti turk (PDIU e Shpetim Idrizit, Lëvizja ‘Shqipëria e Re’ e Edmond Vlashaj si dhe individë të përveçëm nga publicistika, institucionet arsimore etj). Kanali zyrtar i propagandës turkomane në botën shqipfolëse është ‘TheOsmanlit’ që promovon një version të historisë sipas optikës turke.

Bojkoto Turqinë!

Konsumimi i prodhimeve turke është mundësi për imperializmin turk në botën shqiptare. Konsumimi i prodhimeve turke manifestohet me deficit tregtar, prodhim vendor të shkatërruar, mungesë mirëqenie e vendesh pune. Bojkotimi i prodhimeve turke është një mundësi për bujkun, pemëtarin, vreshtarin, blegtorin dhe prodhuesin shqiptar. Bojkotimi i prodhimeve turke është investim për të tashmen dhe të ardhmen: një ekonomi e fuqishme shqiptare është bazamenti kyç i faktorizimit të shqiptarëve Të blesh prodhime turke do të thotë se paguan vullnetarisht: -propagandën turke - racizmin anti-shqiptar në Turqi; - krijon vende të reja në Turqi; - forcon pozicionin e saj në trevat shqiptare - forcon rrymat ekstremiste fetare.

Bojkoti i prodhimeve greke Edit