FANDOM


Kremte besëlashtë që i bie më 21 shtator. Shënon fundin e muajit djegagur dhe fillimin e vjeshtës. Për këtë ditë bëhen shitblerje të prodhimeve bletare, ndërsa e zonja e shtëpisë e zë tharmin e ri me lëng rrushi. Kjo është koha kur dita e nata janë të barabarta. Kjo festë i kushtohet ndër tjera perëndeshës së bletëve Melisës.

Fall-fruit

Në këtë ditë nga ana e besimtarëve ka mesazh falënderimi për natyrën që dhuroi begatinë dhe ushqimet për njerëzit. Simbolika e kësaj dite është se po fillon vjeshta me një ekonomi familjare të përforcuar nga të vjelat e verës. Në tryezën e familjeve menyja ditore kur shënohet riti është: gatime të ndryshme, byrjon me oriz, ose pjekje mishi, ose pite, djathë, kos, perime, misër i zier, kungull i zier, pemë, kafe. Kjo ditë ndjell fisnikërim, ruajtje të vlerave humane, respekt dhe bashkëpunim, optimizëm  për të ardhmen, mbarëvajtje dhe shëndet në familje, fuqi shpirtërore për një vjeshtë të qetë dhe me fruta.