FANDOM


Flakadajt përndryshe piku diellor i verës, është kremte besëlashtë, që i bie më 22 qershor, mes Kryemotit e Mesverës, me nga 25 ditë largësi prej secilës. Kjo është dita më e gjatë, përkatësisht nata më e shkurtë e vitit.

Zjarret

Kjo festë merr emrin nga disa zjarre që bëhen me kashtë: një litar i punuar nga kashta ka të lidhur një grumbull kashte në fund, dhe duke u djegur sillet me dorë, duke dhënë një formë rrethi të zjarrtë.

Ndryshe quhet edhe 'dita e të korrunave', 'të korrunat', 'të qethat', kremtja e malit', duke qenë se nga kjo ditë qetheshin dhent dhe korreshin drithërat.

Kjo kremte, kremtohet gjatë tërë natës në natyrë, duke pritur mëngjesin zgjuar.