FANDOM


Sipas besimeve fetare pellazgjike, Asklepi u rimishërua tek gjarpëri Glykon në shek. II të e.s. Ky ishte një ndër kultet më të suksesshme pellazgjike, pasiqë u përhap shumë shpejt në mbarë trevën pellazgjike. Profeti i këtij kulti Aleksandri i Abonotikut (105-170 e.s.) i cili ishte me prejardhje thrake (paphlagonian), e profetizoi rimishërimin e Asklepit, perëndisë së shërimit, në trupin e një gjarpëri.

Në ditën në të cilën parashikohej lindja e Asklepit, Aleksandri solli para masës së popullit një vezë, të cilën e hapi dhe nga aty doli gjarpëri, i cili u rrit shumë më shpejt se sa zakonisht rritet një gjarpër. Ai përshkruhej edhe me flokë bjonde, një besim që e hasim edhe në fshatrat shqiptare, ku besohej se gjarpëri i shtëpisë kishte flokë, p.sh. flokë të kuqe, ose kaqurotë, e të ngjashme.

Gjarpëri mbahej në faltore të posaçme që ishte ndërtuar vetëm për të. Aty vizitohej nga besimtarët dhe nevojtarët, sepse shihej si fuqi hyjnore që ndihmon në pjellori dhe shëndet, p.sh. gratë i ofronin blatime për të mbetur shtatzënë, ose njerëzit besonin që i mbron nga murtaja.

Kjo faltore u ndërtua në fshatin e profetit, Abonotik, i cili në saje të orakullit u shëndrrua në një qytet të frekuentuar nga njerëz nga mbarë bota pellazgjike. Kulti i tij u përhap nga brigjet e lumit Eufrat të Mesopotamisë e deri tek brigjet e Danubit në veri.

Pas vdekjes së Aleksandrit, kulti i Glykonit vazhdoi edhe për njëqind vite tjera, ndërsa vetë profeti Aleksandër u përfshi në mitologjinë e këtij kulti, si nip i Asklepit. Në trajtë më të dobësuar kulti mbijetoi deri në shek. IV, koha kur krishterimi mori formën zyrtare dhe filloi të persekutojë të gjithë paganët ilirë.

Skulptura e Glykonit që shihet në foto, është gjetur nga arkeologët gjatë gërmimeve në trevat e Dakisë. Shtatorja është e lartë 66 cm, kurse gjatësia e trupit të gjarpërit 4 metra e 76 cm.

800px-Glycon