FANDOM


Arapi është figurë e mitologjisë shqiptare. Termi arap, në geg. harap, vjen nga fjala 'arab.' Ai është i zi ose ezmer dhe zakonisht është i lig, megjithëse di të bëjë edhe mirë. Arapi nuk ka penis dhe shpirti i tij banon në Çinamaçinin e largët.

Arap Uzengjia Edit

Në përrallën Arap Uzengjia, arapi çvesh lëkurën e tij për të zbuluar, poshtë saj, Të Bukurën e Dheut

Ja një fragment: Djaloshi bëri siç i tha kali. Shkoi te lëkurëpunuesi, bleu lëkurët, mbuloi kalin me to dhe, kaluar, iu drejtua hanit. Tryezën atje e gjeti, në vend, i zbriti kalit dhe zuri të hajë diçka. Arapi doli te dritarja dhepyeti, "Kush është atyposhtë? " Djaloshi vazhdoi të hajë dhe nuk ifolifare. Atëherë Arapi doli jashtë dhe i hipi pelës së tij. Djaloshi mbaroi së ngreni dhe menjëherë i hipi kalit. Kur po kalonte në'për hyrjen e hanit, pela e Arapit hingëlliu dhe i gjithë vendi atbotë u shndërrua e u bë liqen. Pa pritur e pa kujtuar, kalit të djaloshit dhepelës ujët i erdhi deri te barku. Pela menjëherë iu ndërsye kalit dhe kalipelës. Pela e kafshoi kalin dhe i shqeu një lëkurë bualli të tërë. Kali kafshoi pelën dhe i theu njërën nga brinjët. Kur u shqye edhe lëkura epestë e buallit, të dy, kali epela ishin raskapitur. Pelës të gjitha brinjët i ishin thyer dhe të dy u plandosën për tokëpa pikë fuqie. Pastaj, Arapi dhe djaloshi vazhduan përleshjen me shpata. E goditën disa herë njëri-tjetrin, po asnjëri nuk po merrte ndonjëplagë. Pas ndeshjes me shpata, zunë të bëjnë mundje trup me trup, por asnjëri nukpo diltefitues. Kur u raskapitën dhe nuk u kishte mbetur pikëfuqie, Arapi tha, "Qenke vërtet ifortë. Hajde behemi vëllezër. Kam bredhur tërë botën, po djalë si ti nuk kamparë. " Djaloshi iupërgjigj, "Mirë, pra, bëhemi vëllezër, megjithësefort besim tek ti nuk kam. " Kështu, Arapi i dhafjalën dhe të dy i besuan njëri-tjetrit. Arapi e mori djaloshin me vete dhe të dy hynë brenda në han. Mirëpo, Arapi i zi, sikundër upa mëpas, nuk ishte vërtet Arapi, por E Bukura e Dheut. Kur hynë në han, Arapi vajti në një kthinë tjetërpër të bërë kafenë. Atje ai zhveshi lëkurën e zezë dhe u bë E Bukura e Dheut siç ishte në të vërtetë. Kur solli kafenë, ua dha dorën të gjithëve sa qenë aty dhe i përshëndeti me mirëseardhje. Të gjithë po shihnin sipo u shërbente kjo vashë e bukur perri dhe zunë t'u shkonin drithma. Vasha pastaj u kthye në kthinën tjetër, veshi prapë lëkurën e zezë dhe u kthye Arap si mëparë e i tha të birit të mbretit, "A epe time motër qëju solli kafenë? " "Po, epashë, " tha djaloshi. Arapi vijoi, "Dua që ta marrësh për grua. " "E marr, posi, " tha djali i mbretit, "por më parë më duhet të gj'ej te' bijën e mbretit te' xhindëve. Pastaj vij e marr motrën tënde. " Dhe kështu u morën vesh e këmbyen unazat. Arapipastaj i tha me zë' të' lartë, "Ja, unë jam vajza. " Ai zhveshi lëkurën e zezë dhe të gjithë panë se ajo ishte vërtet vasha perri e bukur (H. Pedersen 1895, ff. 39-40).