FANDOM


Zalmokseanët janë bestarë të Zeusit dhe profetit Zalmoks. Kulti i Zalmoksit ka lidhje të forta me mbretërimin. Platoni raporton se Zalmoksi ishte mbret i Getëve (Dakëve), por Straboni thotë se Zalmoksi ishte prift dhe ishte zoti më i rëndësishëm i Getëve. Ai kishte jetuar në një shpellë të një mali të shenjtë të quajtur Kogajon, ku vetëm mbreti dhe lajmëtarët e tij mund t’a vizitonin. Priftëria e shenjtë vazhdoi deri në kohët e Strabonit. Shpella duhet të ketë qenë vend i lashtë kulti ku adhuroheshin perënditë dhe priftërinjtë qëndronin aty. Herodoti tregon se Zalmoksi ishte fshehur në shpellë për tri vite dhe pastaj ishte rishfaqur në tokë. Një shenjtore e tillë është gjetur në Sarmizegetusa, kryeqytet i dakëve.

Ekziston një listë e priftërinjëve zalmokseanë që nga epoka e Burebistës 80-44 p.e.s. e deri te koha e mbretit Dekeballi 106 e.s.

Kjo seri priftërinjsh hapet me të mirënjohurin Decaeneus (Dekeneu), këshilltar i mbretit Burebista, që mund të ketë ndikuar mjaft në fuqizimin e pushtetit të këtij të fundit. Dekeneu u mësoi dakëve filozofinë, fizikën, etikën, logjikën dhe astronominë. Veçanërisht ua mësoi sekretet e astrologjisë, revolucioneve të planetëve, fazat e hënës, matjen e madhësisë së diellit, dhe revolucionet kozmike. Gjithashtu ua zbuloi dakëve një kalendar mjaft intrigues, misteri i të cilit ende nuk është shpjeguar si duhet. Pasardhësit (pasuesit) e Dekeneut ishin prifti Komosiku dhe Korillo, që të dy më vonë mbretër të Dakisë. Me gjasë ky Korillo apo ndryshe i njohur si Skorilo ishte babai i Dekeballit, të cilin e mposhti Trajani më 106.

Një listë tjetër i radhit priftrinjtë sipas aftësisë apo rëndësisë. Jordani e vë të parin njëfarë Zeutas, pastaj Dekeneu, dhe i treti Zalmoksi. Emri Zeutas lidhet me emrin thrak Seuthas(prift).