FANDOM


ZALMOKSI ishte profet i lashtë ilir, dhe themelues i linjës së priftërinjve zalmokseanë të lidhur ngushtë me dinastinë mbretërore të dakëve e getëve. Emri i tij ka ngjashmëri me emrat thrakë Zalmodegikus dhe Zelmutas.

Zalmoksi kishte ndërtuar një odë burrash, ku priste krerët e dakëve dhe i mësonte se ata nuk do të vdisnin kurrë. Ky koncept i pavdekësisë i referohej një parajse ku luftëtarët pas vdekjes do të shijonin jetën e përhershme në një kënaqësi të pafund. Gjatë kësaj kohe ndërtoi një kthinë nën tokë. Hyri në të për tri vite, gjatë të cilave populli e vajtoi vdekjen e tij, por pas këtyre tri viteve ai doli sërish, duke treguar që vdekja është e riparueshme.

Herodoti kundërshton mendimin e disa grekëve pontikë se Zalmoksi paska qenë skllav i Pythagorës, përkundrazi thotë se jetoi shumë kohë para Pythagorës. Ai thotë edhe se Zalmoksi ishte një profet që u bë prifti i zotit kryesor të dakëve. Ai qëndronte në një shpellë në malin e shenjtë Kogajon, ku vetëm mbreti dhe lajmëtarët e tij mund ta vizitonin. Platoni përveç që konfirmon gjitha këto edhe tregon se Zalmoksi u kishte mësuar dakëve një formë mjekësie psikosomatike me anë të lutjeve-shprehjeve e që është baza e hipnoterapisë moderne.

Sipas Pomponiusit, luftëtarët dakë nuk frikësoheshin nga vdekja. Ai i jep tri shpjegime për këtë:

  1. besimi në reinkarnim
  2. besimi se shpirti pas vdekjes jeton në një vend të lumtur
  3. besimi se jeta është më e keqe se vdekja.

Zalmoksi deri diku është krahasuar me Zeusin e Kretës si edhe me Epimenidin.